Bylykbashi: Dy nismat e PD të shqyrtohen në komisionin për dekriminalizimin
Vetëm një ditë pasi palët politike kishin njoftuar përparimin drejt konsensusit për dekriminalizimin, një ngërç procedurial, i ndan sërish.Kryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, i është drejtuar me një letër, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku kërkon që ndryshimet kushtetuese dhe p/ligji që duhet të largojë të inkriminuarit nga institucionet, t’i rikthehet komisionit të posaccëm, të drejtuar prej tij.Demokratët kundërshtojnë vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve ku si struktura përgjegjëse për ndryshimet kushtetuese dhe hartimin e ligjit të dekriminalizimit janë përcaktuar Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve.“Mos ndryshimi i Programit dhe Kalendarit të Punës së Kuvendit, do të pamundësonte mbledhjen e Komisionit të Posacëm Parlamentar dhe de facto do tëbënte nul vendimin nr. 32/2015 të Kuvendit, duke shkelur në këtë mënyrë edhe marrëveshjen politike të 24 Dhjetorit 2014”, thuhet në letrën e firmosur nga Bylykbashi.Kanë kaluar afro 10 muja, nga marrëveshja që e ktheu opozitën në Kuvend, dhe tashmë dakordësia kishte mbetur në një pikë për të cilën demokratët nuk kishin lëshuar, testi i drogës për kandidatet në zgjedhje.Por ky ngërç, duket se largon akoma më shumë konsensusin mes palëve në Komisionin e Posaçëm, i cili ka mandat deri në dhjetor.
/Oranews.tv/