Rikthehet dita pa makina, Bashkia e Tiranës shndërron qendrën në pedonale
Tirana i rikthehett sërish pedialimit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” dhe ai “Skënderbej" ishin në shërbim vetëm të këmbësorëve dhe ciklistëve të cilët të dielën me diell ia dedikuan shëtitjeve në kryeqytet.Edhe qytetari i parë i Tiranës dha shembullin e tij në këtë dite simbolike.Bashkia e Tiranës synon që "ditën pa makina" ta kthejë në traditë, me qëllimin që të paktën një herë në muaj të jetë një qytetet 3 herë më i pastër se një ditë normale me trafik.Kjo ditë përkon dhe me javën e solidaritietit. Me nisën "Tirana dhuron", qytetarët dhurojnë cfarë munden ushqime veshmbathje, lodra për fëmijët dhe njerëzit në nevojë.Erion Veliaj: Duam që ta shpeshtojmë, patjetër një herë në muaj, ndoshta një herë në javë. Besoj se edhe rezultat inkurajuese që morëm sot nga shërbimi i ministrisë së Mjedisit është që pas 22 shtatorit, kjo është dita e dytë me një pastërti të ajrit në Tiranë që është nën nivelin e ndotjes të caktuar nga BE. Nesër është dita e lumturimit të Nënë Terezës dhe besoj se mënyra më e mirë për ta përkujtuar është jo me fjalime, por me vepra konkrete.Dita pa makina u "shfrytëzuar" edhe në ekspozim të produkteve dhe punimeve artizane nga fermerë dhe zejtarët e Tiranës në panairin e organizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”
/Oranews.tv/