Gjobat dhe ndëshkimet po vënë në vështirësi biznesin

Shqiperia ndodhet sot në zonën gri të dëshpërimit. Vala goditëse e betejës së qeverisë me informalitetin ka prekur gjithçka, duke i kthyer raportet mes qeverisë dhe biznesit gati në gjëndje lufte. Një konstatim i hapur ky i Dhomës Kombëtare Amerikane në Tiranë.Crowford: Na duhet një forcë speciale tatimore për të shkuar fshat më fshat të kërkojnë edhe për ata që nuk paguajnë taksë, edhe për ata që mbjellin drogë dhe për ata që bëjnë xhiro të tjera do jemi gjithmonë në luftë.Cani: Subjektet i ka të përzgjedhur kompjuteri, dmth nuk ka dorë asnjë. Ato fusha që kompjuteri ato janë dhe të jemi të ftohetë, që po doli vëllai im për tu kontrolluar unë nuk kam se çfarë ti bëj vëllait. Megjithëse njoftimet nga Ministri i Financave folën për një fazë të dytë aksioni ndaj 47 bizneseve të mëdha, kontrollet dhe sekuestrimet vazhdojnë të  prekin shtresa krejt vulnerabël të pambrojtur edhe nga fati edhe nga shteti.Shehaj: “Themi të gjithë biznesi i vogël biznesi i vogël..po të ishim biznes ne të gjithë këtu me rrogat që marrim do ishim nga 0-2 mln lekë qarkullim. Unë jam drejtore e përgjithshme dhe kam një page neto 700 euro. Nuk e di në ç'vend të botës mund të ndodhi, pro ndodh në Shqipëri dhe do isha biznes i vogël, qarkullimi nga 0-2 mln lekë. E di sa paguan biznesi i vogël? 25 mije lekë të reja në vit. E di sa paguaj unë për rrogën time që jam në një xhiro 1.4 mln lekë? 350 mijë lekë të reja në vit.”Edi Rama: “Jo të mbyllin qepenat, por edhe të mbyllen vetë pas qepenave nuk kanë për t’ia dalë të zbrapsin këtë operacion.”Dhe ndoshta është dikush që e di si jetojnë këta njerëz. Thirrjet e ndërkombetareve  sa vijnë dhe shtohen në mbrojtje të shtresave në nevojë që po marrin goditje tek buka e gojës. Përfaqesuesja e Bankës Boterore ne Shqiperi Tasen Sajed i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për të mbrojtur të varfrit nga aksioni.Drejtoesha e Bankës Botërore: Kam parasysh ketu ato shtresa që janë pjesë e sistemeve ekzistuese të programeve sociale, të ndihmës ekonomike te kategorizuara ne baze të ardhurave. Ndërkohë që Banka Botërore prej disa vitesh mbeshtet qeverinë shqiptare me nje projekt për përmirësimin e programit të ndihmës sociale. Më lini te marr si shembull reformën në energji, kuu rishikuan tarifat dhe në kuadër të këtij rishikimi, u planifikuan subvencione për shtresat në nevojë. Këto janë disa nga mënyrat, nëpërmjet të cilave mund të mbrohen interesat e shtresave në nevojë.Një thirrje shqetësuese erdhi edhe nga Shoqata e Investitorëve të huaj që folën për vendosje gjobash arbitrare dhe nën ndikim duke dhënë dhe një shifër se  50% e tyre janë vënë nën ndikim dhe se nuk kane baze ligjore.“Theksohet se vetëm gjysma e kontrolleve tatimore kane një bazë të arsyeshme ligjore. Shoqata e investitorëve të huaj rendit me shqetësim ndikimin e ndjeshem  gjatë kontrolleve apo auditeve  dhënia e rryshfeteve apo lidhjet politike që shpesh herë sic thuhet në raport ndikojnë në vendosjen e penaliteteve administrative apo masën  e gjobave”Braçe: Sepse unë nuk mund të pranoj që kur në të gjithë Shqipërinë janë 300 inspektorë tatimesh, secili prej këtyre bizneseve të këtyre shoqatave nuk identifikon një inspektor të vetëm tatimesh dhe të thotë: Po more Erjon Braçe inspektor tatimesh në Tiranë ka ardhur dhe më ka kërkuar rryshfet. Këtë unë patjetër që e marr parasysh. Po tani që të  kalohet në anketa ku secili prej tyre thotë që 50% e këtyre,,,po 50% e tyre unë nuk i njoh, kjo është histori kot. Spaho: Është anketë zyrtare periodike për të shfrytëzuar ambientin e biznesit.“Ne mendojmë se ky plan masash duhej të konsultohej më parë me biznesin dhe duhet të kishte edhe përkrahjen e tij.Shqetesimi ynë është se ky plan masash në vend që të bëhet një nxitje për formalizimin e ekonomisë do të kthehet në një “shkop ndëshkues” për biznesin duke i prerë rrugëtimin bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë”.Por cila është e vërteta e gjobave në statistiakt zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Që kur ka nisur aksioni ndaj informalitetit në shkallë vendi në fillim të shtatorit janë aplikuar nga tatimorët 4 mijë gjoba ndaj biznesit. Por çfarë ndodh me apelimet e gjobave. Një shifër domethënese vjen për këtë çështje. Në 9 muajt e këtij viti ato janë trefishuar ne raport me të njëtën periudhë të vitit të shkuar. Nga 2500 apelime gjobash  9 mujorin e parë e vitit që shkoi sivjet për të njëjtën periudhë  shkon në 7 mijë apelime.Por drejtoresha e tatimeve në një nga daljet e veta publike për aksionin e informalitetit ishte shumë e qartë se cfarë synon administrata që drejton.Shehaj: Administrata Tatimore ka menduar që të trajnojë taksa-paguesit të jenë në përputhshmëri me ligjin dhe jo ti gjobisi ata.Te njeten kthjelltesi kishte dhe Ministri i Finacave para pak ditësh kur njoftoi se do t’u jape mundësi bizneseve të vetëdeklarojnë mallin deri me 31 dhjetor.Cani: Të gjithë tatimpaguesit që kanë gjendje mallrash pa faturë të cilët ata e ribëjnë deklaratën deri më 31 dhjetor 2015 u hiqet penaliteti dhe ndjekja penale.Bujar Bendo, përfaqësues i biznesit: Një grup kontrolli ka për detyrë që të shikojë që ke kasë apo jo dhe ngelet tek kjo pjesë. Vjen fut kokën tek subjekti, thotë ke kasë, nuk kam kasë, vë gjobën. Pa marrë parasysh që vetë ligji nuk është i tillë. Ligji thotë: Nëse një subjekt kryen transaksione në bankë atëherë nuk ka nevojë të pajiset me kasë. Nuk bëhet një gjykim i tillë. Librat janë të deklaruar. Çdo gjë është e verifikueshme, grupet e kontrollit nuk vazhdojnë logjikën dhe verifikimin e dokumentacionit për subjekte të tilla, por vetëm vendosin gjoba.Ndërkohë një javë më parë qindra tregetare të Tregut të Medresesë… të ndëshkuar me gjoba dhe nën terrorin e tatimoreve u hodhen në proteste. Shembujt ishin nga më të ndryshmit.Aksioni kundër informalitetit ka prekur edhe tregun e rrobave të përdorura në gjithë vendin. A ka një sqarim qeveria për këta njerëz të dëshpëruar në ditën kur bandat e tatimeve mësynë në zonën e spitalit nr 5 në Tiranë, duke i rrëmbyer gjithë mallin pa asnjë lajmërim më parë, dhe a ishte kjo sjellja e duhur për këtë shtresë….Dhe dera e parë ku trokitën këta njerëz që mbetën një ditë edhe pa mall edhe pa treg edhe pa bukë ishte avokati i popullit i cili reagoi menjëhere ndaj qeverisë duke i bërë këtë sugjerim.“Një kategorizimi në ligj dhe akteve nënligjore të këtyre subjekteve tregtare duke i përfshirë ato ose si ambulant, ose si subjekte të tjera tregtare, por që të kenë në propocion detyrimet tatimore me të ardhruat që ata fitojnë. të krijohen kushtet lehtësuese të këtij komuniteti pranë tregut të spitalit nr.5 në Tiranë si dhe lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre deri në zgjidhjen përfundimtare për ta."Dhe insistimi i Avokatit të Popullit riktheu në treg shitësit e rrobave të përdorura por vetëm për pak ditë, deri më datën 14 tetor. Deri në këtë datë ata duhet të jenë të regjistruar, por asnjëri prej tyre nuk ka në plan ta bëjë këtë dhe të gjithë për një arsye, nga pamundesia, por edhe nga fakti se janë të bindur se ky nuk është një biznes që shet me kasë.Në Tiranë Avokati i Popullit ja doli të zbrapsë furinë e tatimorëve për pak ditë nga trgeu i rrobave të përdorura por kjo nuk ndodhi në Fier.“Nuk kemi kundërshtim me shtetin, por jo me taksat që mendon ai. ne shesim gjëra të vjetra, jo të reja. Kërkojmë nga shteti të na bëjë një taksë të vogël 4 cope 1 mijë lekë rrobat, kur gjejmë, ato duan taksa të shtrenjta o vlla. I lutemi Rames te na ndihmoje….”Por kjo nënë fatkeqe që nuk ka çati mbi kokë por një copë qese, nuk e di se  qeveria ka një hall shumë të madh. Në arkë i mungojnë qindra milionë euro, ndërsa në Drejtorinë e Tatimeve qëndron një zonjë e cila nuk ka marrëdhenie të mira me paranë. Të paktën sic ka deklaruar vete ajo në një interviste në 26 shkurt të 2014 ne E Diell në Top Channel.Shehaj: Marrëdhënia me paranë e bën njeriun më vurnerabël dhe drejtimi i një institucioni të tillë është gjithmonë i vështirë.Po ju si i keni marrëdhëniet me paranë?Shehaj: Shumë të këqija, aq sa kartën ma mban vëllai për të shmangur shpenzimet pa kriter. insight_/Oranews.tv/