Kombëtarja shqiptare mbërrin në Armeni, në 20:30 zhvillohet stërvitja e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2015, 17:47
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e sotme në Yerevan, ku do të luajë ndeshjen e fundit për Eliminatoret e Euro 2016, atë me Armeninë, ndeshja e cila do të luhet nesër në orën 18:00.Udhëtimi nga Tirana për në Yerevan ka zgjatur rreth 4 orë.Sot në orën 20:30 djemtë e De Biasit do të zhvillojnë stërvitjen e fundit.Ndeshja me Armeninë është vendimtare për kombëtaren shqiptarë nëse do të kualifikohet ose jo në Europianin 2016 që do të luhet në Francë.