Kërkohet një projekt- studim për parandalimin e përmbytjes në Shkodër
Zgjidhja e problemit të përmbytjeve mund të arrihet vetëm përmes hartimit të një projekti të plotë dhe ku aktorë pjesmarrës duhet të jenë të gjitha institucionet.Këtë qëndrim ndau prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, me Bashkinë, Prefekturën dhe Drejtoritë rajonale.Paulin Radovani: Le të bëhet një studim që ti ezaurojë të gjithë këto variantet, të kemi në tavolinë diçka, sesi do të eleminohet kjo përmbytja e madhe në Shkodër”.Kryebashkiakja, Voltana Ademi, kërkoi ndërhyrje në disa pika me qëllim që dimri të mos i gjejë të papërgatitur.Voltana Ademi: Teknikisht mendojmë se kjo është e pamjaftueshme, mjetet e pamjaftueshme, 5% për emergjencat detyrim ligjor është i pamjaftueshëm për të menaxhuar një situatë emergjente të të gjitha niveleve.E njëjta gjë vlen edhe për depozitimin e kripës dhe skorjeve.Mosfunksionimi me kapacitet të plotë të hidrovorit të Çasit, apo mungesa e mjeteve borëpastruese janë problematika kushtëzuese për stinën e dimrit.Ardit Hotaj: Ne kemi projekte të gatshme, i paraqesim në Ministri por ato duhet me qenë realist që nuk financohen 100%, financohen pjesë-pjesë.Nikolin Dedvukaj: Do të bëjmë një kontroll të gjithë mjeteve që kanë kompanitë që kanë kontrata me ne për të parë gadishmërinë e tyre. Do të kontrollojmë edhe gjendjen e kripës dhe skorjes që kanë planifikuar më përpara të gjitha kompanitë.Sipas një përllogaritje të bërë më herët, për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve në rajonin e Shkodres nevojiten 50 milion euro investime.
/Oranews.tv/