Minimumi jetik, Avokati i Popullit: Turp që s'llogaritet seriozisht

Nga Fieri ku ka bashkëbiseduar me qytetarët në zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani ka përsëritur apelin e tij për llogaritjen e minimumit jetik, në bazë të nevojave të popullatës. Ai shtoi se pensionet, ndihma ekonomike, apo ajo e paaftësisë, është larg kërkesave reale të qytetarëve.Eshtë turp që asnjë nga qeveritë në këto 25 vjet nuk është ulur seriozisht për të llogaritur minimumin jetik të shqiptarëve.Ka qenë kjo deklarata e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, e bërë në Fier pas takimeve që pati me qytetarë.Totozani: “Të gjitha subvencionet, pagat minimale, pensionet, ndihma ekonomike, pagesa e aftësisë së kufizuar. Të gjitha këto pagesa që kryen sistemi social shqiptar nuk janë të bazuara mbi bazën e një llogaritje të saktë dhe zyrtare të minimumit jetik. Është turp që për 25 vjet shteti shqiptar nuk përcakton nivelin e varfërisë në këtë vend”.Shqetësimet që qytetarët fierakë i kanë adresuar Avokatit të Popullit kanë pasur të bëjnë me strehimin, pronat, ndotjen e ambientit, deri tek sekuestrimet e tatimorëve.6 /Oranews.tv/