Spitali Amerikan fushatë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2015, 19:09
Në kuadër të muajit tetor, që njihet si muaji ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit, Spitali Amerikan ka ndërmarrë fushatën e sensibilizimit për të gjitha femrat.Spitali Amerikan ofron kushtet e nevojshme për kryerjen e mamografive me mjekë specialistë të huaj dhe shqiptarë.Shefja e Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan, Emiljana Huti, i bën thirrje të gjitha femrave të sensibilizohen e të shtojnë kontrollet.Sipas shefes së Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan të gjitha femrat janë të rrezikuara ndaj kancerit të gjirit ndaj konsultat me mjekët duhet të jenë të shpeshta.
/Oranews.tv/