Sekuestrim mallit kur është i padeklaruar, afati 31 dhjetor lidhet me faturën

Mjaft biznese në mbarë vendin janë të paqartë për lehtësirat e ofruara nga financat në lidhje me kontrollet. Atyre iu la kohë deri me 31 të vetëdeklarojnë mallin pa faturë, ndërsa fatura do tu kërkohet pas kësaj date. Sekuestrimet vijojnë ndërkohë edhe nëse malli gjendet i padeklaruar.“Të gjithë tatim-paguesit që kanë gjendje mallrash pa faturë, të cilët ata e ribëjnë deklaratën deri në datën 31 dhjetor 2015 u hiqet penaliteti dhe ndjekja penale. Kuptohet që nga 1 janari pastaj është tjetër histori” deklaroi Ministri Cani me 26 shtator 2015.Por ky vendim që u mor për ti ardhur në ndihmë bizneseve duket se nuk është kuptuar mirë nga bizneset edhe për shkak se edhe institucioni i Tatimeve nuk ka ndërmarë një fushatë sensibilizuese.Drejtuesit e bizneseve nuk e kanë të qartë vendimin, duke e kuptuar 31 dhjetorin si afatin përfundimtar për të bërë vetëdeklarimin e mallit.Ndërkohë që ky afat lidhet me faturën, ndërsa malli mund të sekuestrohet nëse nuk është vetëdeklaruar.Pandeli Tole: “Sipas asaj që tha Ministri i Financave deri në datën 31 dhjetor nuk do ketë konfiskime, por duhet të bëjnë vetëdeklarimin nuk do konfiskohen. Këta kanë ardhur dhe sot po konfiskojnë, nuk është problemi i konfiskimit të mallit por blemi është se këto janë copa të ndenjura, copa stok që në 2000”.Vendimi për të caktuar 31 dhjetorin si afat për të bërë vetëdeklarim kur mungon fatura e mallit erdhi pasi shumica e bizneseve të vogla u revoltuan nga masa e sekuestrimit të mallit.Ata e konsideruan të padrejtë pasi e kishin blerë mallin e tyre muaj më parë kur aksioni anti- informalitet nuk ishte lançuar.Por edhe pas kësaj mase lehtësuese, bizneset ende nuk kane kuptuar faktin se mund të shpëtojnë nga sekuestrimi deri në 31 dhjetor vetëm në rastet kur janë vetëdeklaurar, pavarësisht nga fatura.Pas këtij afati masat do të merren edhe për faturën.vetdeklarimi _ /Oranews.tv/