LSI kërkon konsensus, PS mohon mosmarrëshjet
Mazhoranca përmes Taulant Balles shtoi mundësinë e një kompromisi të mundshëm me PD për ligjin e dekriminalizimit. LSI prej ditësh këmbëngul në arritjen e konsensusit për këtë çështje duke detyruar socialistët të hedhin një hap pas nga qëndrimi se mund ta votonin draftin e tyre edhe pa opozitën. PD e konsideron të vonuar tërheqjen e PS.Ilir Meta (18.09.2015): Natyrisht që ka disa dallime të cilat kërkojnë një frymë më bashkëpunuese, gjithmonë për gjetjen e konsensusit”Kjo deklaratë e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zbuti tonet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, duke i afruar palët në konsensus për ligjin e dekriminalizimit. LSI nuk ishte bërë pjesë e 28 firmave mbi draftin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese ne funksion të dekriminalzimit.Petrit Vasili, shpjegon pikën ku duhet të mbështetet konsensusi mes palëve.Petrit Vasili: “Do t’i referohemi Komisionit të Venecias si vlerësuesi përfundimtar, vendimet e të cilave për ato nene ku ne nuk do të biem dakord do të jetë një vendim i detyrueshëm për secilën palë”.Vetëm pak orë më vonë deputeti socialist Taulant Balla, mohoi mosmarrveshjet mes dy partive qeversise , duke folur me tone të zbutura edhe për draftin e demokratëve, ndryshe nga qëndrimi në komision kur u shfaq me shpresa të shuara për konsensus.Taulant Balla: “Do të arrijmë që përmes Komisionit dhe përmes mekanizmave të tjerë parlamentarë të mundësojmë që të kemi një projektligj të përbashkët”Demokrati Oerd Bylykbashi mirëpret shenjat për konesnsus të ofruara nga shumica e majtë.Oerd Bylykbashi: “Mirë do të ishte që për ta çuar sa më shpejt drejt zgjidhjes këtë çështje, mos ishte zvarritur kaq shumë saç është bërë deri më sot”. Shenjat e gishtërinjëve dhe testi i drogës të propozuara nga demokratët, mbeten pikat që mbajnë larg palët. Ndërhyrja e LSI-së për konsensus për draftin e dekriminalizimit i afrohet edhe qëndrimit të ndërkombetarëve për këtë çështje.
/Oranews.tv/