Turqi, këpucë luksoze pa makineri, vetëm me dorë

Këpucarët në Stamboll të Turqisë kanë treguar mënyrat e tyre si arrijnë të bëjnë një këpucë luksoze, pa ndihmën e makinerive industriale, por vetëm me dorë. Kompania Paul Parkman ka  filmuar ekipin e saj të vogël të këpucarëve në Stamboll, më 11 prill, duke treguar të gjithë procesin e krijimit të tyre nga pika 0.Paul Parkman ka në skuadër vetëm 12 persona në një fabrikë të vogël në Turqi, të cilët prodhojnë rreth 500 palë këpucë në muaj.Ky është një biznes i trashëguar familjar, fillesat i ka që në vitin 1940 dhe për të materialet që përdor për prodhimin e këpuceve janë lëkura të ndryshme, si viçi, gjarpri, krokodili etj, në varësi të kërkesave dhe porosive të konsumatorëve.Video e publikuar edhe në internet tregon si se punëtorët krijojnë format klasike të këpucëve, prerjen e materialit dhe qepjen e tyre krejtësisht në mënyrë tradicionale, gjithçka me dorëMë pas këpucët lyhen me bojën e zgjedhur dhe lustrohen para se të futen në kutinë e shitjes.kpuce /Oranews.tv/