1 polic i vdekur dhe mbi 90 të plagosur nga përleshjet në Ukrainë
Një oficer i gardës ukrainase humbi jetën dhe rreth 90 të tjerë mbetën të plagosur gjatë përleshjeve të dhunshme me protestuesit jashtë godinës së parlamentit.Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, në një postim në twitter tha se afërsisht 90 oficerë policie kanë marrë plagë të ndryshme, kurse katër prej tyre kanë marrë plagë serioze në sy, stomak, qafë e këmbë, si pasojë e granatave të hedhura nga protestuesit.Situata doli jashtë kontrollit në momentin kur turma e protestuesve tentoi të kalonte barrierrën rrethuese të ndërtesës së parlamentit. Policia përdori gaz lotsjellës për frenimin e tyre, por në pak sekonda protestuesit hodhën bomba bezine dhe një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në hapësirën e jashtme të parlamentit.Gjithçka nisi pasi parlamenti i Ukrainës votoi ndryshimet kushtetuese për t’iu dhënë rajoneve të saj lindore separatiste si Donjesk dhe Luhansk një status të veçantë, i cili rrit kompetencat dhe fuqinë e tyre në mënyrë të pavarur nga Kievi zyrtar.Autonomia e këtyre zonave të kontrolluara prej kohësh tashmë nga rebelët, është pjesë e e rëndësishme e marrëveshjes së Minskut, nënshkruar në fillim të muajit shkurt.Konflikti mes forcave ushtarake të Ukrainës dhe rebelëve pro rusë u riaktivizua edhe gjatë muajve të verës, por palët ranë dakord të ndalin dhunën më 1 shtator, ditën kur fëmijët nisin shkollën.Pothuajse 7.000 njerëz kanë vdekur që prej fillimit të konfliktit në lindje të Ukrainës në mars të 2014, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga ana e Rusisë.



