Kapet jahti me 25 emigrantë shqiptarë e vietnamezë, 4000 paund për të shkuar në Britani
Një jaht me 25 emigrantë nga Shqipëria dhe Vietnami është kapur në Amsterdam e përgatitur për tu nisur për në Angli.Në mjetin luksoz ishin 11 emigrantë nga shqiptarë dhe 14 vietnamezë. Burime të policisë holandeze të cituara nga Daylimail bëjnë të ditur se emigrantët kishin paguar nga 4000 paund për të mbërritur deri në Britani.Të gjithë emigrantët ndodhen në qendrat e paraburgimit, ndërsa policia ka arrestuar dy holandezë të moshës 25 dhe 26 të cilët do të akuzohen për trafik.Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, ndërsa mediat britanike e kanë bërë publike sot lajmin.Portet e Holandës dhe Belgjikës po përdorën nga trafikantët në një kohë kur siguria në Francë është rritur ndjeshëm pas dyndjes së emigrantëve në Calais.“Dikush pa shumë njerëz në jaht dhe lajmëroi. Zakonisht në këto mjete gjenden 4 deri në 6 persona”, shprehet drejtoi i marinës, Gerlof Funke Kuepper.

