5 vjeçarja mbijetoi për 12 ditë mes ujqërve dhe arinjve të Sibërisë, e shpëtoi qeni i saj
Një vajzë 5 vjeçare, Karina Chikitova, e ashtuquajtur “Mogli” (legjenda e filmave vizatimorë) arriti të mbijetojë për 12 ditë në pyjet e shkreta e të egra të Siberisë vetëm me qenin e saj.Gushtin e vitit të kaluar, ajo u gjet e uritur, e rraskapitur dhe e mbuluar nga pickimet e mushkonjave, e shtrirë në bar ku kishte qendruar për gati dy javë pasi kishte humbur shtëpinë.Historia e saj e mbijetesës u bë lajm kryesor në shumë media botërore.Tani që është 5 vjeç, ajo kujton përvojën e saj të pabesueshme e rrethuar nga arinjtë dhe ujqërit, tha mamaja e saj, Talina.Ajo u shpëtua nga qeni i saj Naida, që e ndoqi atë në shkretëtirën siberiane dhe e mbante ngrohtë gjatë natës. Karina ushqehej me manaferra dhe pinte ujë lumi.Pas 9 ditësh, qeni e la vetëm Karinan për të gjetur rrugën e kthimit në shtëpi në fshatin Olom, duke inspiruar skuadrat e shpëtimit që të dyfishonin numrin e tyre dhe të kërkonin më tej vajzën.Ajo u gjet tre ditë më vonë, e dobët por e sigurtë, dhe më pas iu nënshtrua trajtimit mjekësor për të rifituar peshën e saj të humbur.“Karina është treguar me të vërtetë e fortë,” tha mamaja e saj.“Edhe kur u gjet, nuk kishte shumë frikë në sytë e saj. Tani është rikuperuar plotësisht, luan e vrapon me fëmijët e tjerë, por nervozohet kur njerëzit insistojnë dhe e pyesin për eksperiencën që kaloi”.
