"I dashur babi i sediljes 16c", Letra e mamasë së Kate, vajzës autike, për të panjohurin në avion
Kate, vajza e Shanell, vuan nga autizmi. Pas një udhëtimi në Disneyland, gjatë kthimit për në shtëpi, vajza ishte e ulur pranë një të panjohuri në avion. Ajo që ndodhi në atë udhëtim u dokumentua në këtë letër falenderim që Shanell, e ëma, në blogun e saj i shkruan pasagjerit ulur pranë të bijës. Kjo leter u publikua ne blogun faithit“I dashur babiNuk e di emrin tuaj, por vajza ime ju thirri “baba” gjatë gjithë udhëtimit tonë javën e kaluar dhe ju nuk e kundërshtuat në asnjë moment. Në fakt, as nuk u tërhoqët sepse ndoshta mund ta kuptonit që ajo nuk po ju ngatërronte me babain e saj të vërtetë, por po testonte besimin e saj përballë jush. Nëse ju ka thirrur kështu, kjo do të thotë se ka menduar se do të ishit dakord.E ula Kate-in në sediljen qëndrore, duke e ditur që pranë saj do të kishte një të panjohur gjatë të gjithë udhëtimit. Ishte një vendim i shpejtë dhe, duke njohur maninë e Kate për të hapur e mbyllur perden e dritares, mendova se do të kishte një mani më pak nëse do ta ulja në sediljen qëndrore.Pashë të hynte në avion një skuadër e tërë bejsbolli dhe pyesja veten nëse do të ishte pikërisht një prej atyre gjigandëve që do t’i ulej pranë. Por të gjithë u drejtuan nga fundi i avionit. Kate-it do t’i kishte pëlqyer. Do t’i kishte pëlqyer të bënte biseda me ata lojtarë. Pashë edhe shumë gra që hipën në avion dhe shpresoja që ndonjëra prej tyre të vinte t’i ulej pranë, por të gjithë vazhdonin në vende të tjera. Për një moment kujtova se vendi do mbetej bosh, por më pas ishit ju që me çantën dhe dokumentat e juaja të rëndësishme u ulët aty, dhe pata vizionin se Kate do të derdhte ujin në ato kontrata miliona dollarëshe, ose për çfarëdo lloj gjëje tjetër të bëhej fjalë.Kur u ulët, Kate filloi të luante me krahun tuaj, mëngët e xhaketës suaj ishin të buta dhe dukej që asaj i pëlqenin. Ju buzëqeshët dhe ajo ju tha: “Përshëndetje babi, kjo është mamaja ime”. Më pas ju e përqafuat.Ndoshta jeni ndjerë në siklet në atë sedilje. Mund ta kishit injoruar. Mund të kishit bërë një buzëqeshje plot përçmim të tipit “Ju lutem, merruni me vajzën tuaj”. Përkundrazi nuk bëtë asnjë gjë nga këto. Filluat të bisedonit me Kate, duke i bërë pyetje për Tartaruge Ninxhat (filmat e saj vizatimorë). Ajo nuk mund t’ju përgjigjej tamam, por e bëtë që të “dashurohej” me ju, duke e pasur gjithnjë mendjen në ato çka thonit. Ju shihja e qeshja. Doja edhe t’ju bëja ndonjë pyetje për t’ju shkëputur, por dukej që ju nuk donit të shkëputeshit.Kate : (pasi e vuri re që kishit një iPad) Është kompjuteri i babit?Ju : Po është iPad-i im. Dëshiron ta shohësh?Kate: Unë ??? (e kisha kuptuar që Kate po mendonte se i falët atë)Unë: Vetëm ta shohësh Kate. Nuk është e jotjaKate: Sa e bukur !Ju: (Pasi e vutë re që edhe Kate kishte një iPad) Edhe iPad-i jot është shumë i bukur. Më pëlqen ngjyra vjollcëKate: Babi, a të pëlqen të jesh personazhi negativ (duke iu referuar liderit të keq Shredder në filmin Breshkat Ninxhaa)Ju: Fantastike!I mbajtët lojën dhe për asnjë moment nuk u ndjetë i shqetesuar. Edhe kur Kate filloi t’ju fliste për kukullat Barbie, përsëri nuk u ndjetë i bezdisur. Vë bast që edhe ju keni vajza.Një moment i bukur ishte edhe kur zbritëm nga avioni. Një përqafim i gjatë ishte pikërisht ajo çka Kate kishte nevojë.Prandaj ju falenderoj. Faleminderit që nuk më le të përsërisja fjalët e zakonshme që u tregoj njerëzve që bien në kontakt me Kate. Faleminderit që e argëtuat. Që latë mënjanë gjërat e juaja dhe u morët me kukullat e vajzës time”.Pergatiti: Endri Farka