Vuan nga sëmundja e rrallë, 8-vjeçari indian me duart më të mëdha në botë

Një 8 vjeçar nga India vuan nga një formë e rrallë e gjigantizmit, që bëri që duart e tij të rriten në mënyrë dipropocionale me trupin.Mohammad Kallem, që jeton në një fshat të vogël në lindje të Indisë me prindërit e tij, lindi e u rrit në një gjendje që pa duart e tij të rriteshin e të peshojnë aq sa dy gurë të mëdhenj.Si rezultat i sëmundjes së tij, Kaleem shpesh ofendohet nga moshatarët e tij, madje dhe u refuzua në shkollë sepse duart e tij trembnin fëmijët e tjerë.Edhe vetë familja e ka vuajtur zemërimin e fqinjëve supersticiozë në fshatin e tyre, që besojnë se duart e mëdha të Kaleem janë rezultat i një mallkimi, duke e emertuar atë “fëmija i djallit”.“Mësuesit e shkollave thanë se nuk mund ta pranojnë Kaleem-in në shkollë, sepse tremb fëmijët. Prandaj e mohuan pranimin e tij,” tha Mohammad Shamim, babai i tij.Ndërsa Kaleem rritej, bëhej akoma më e vështirë për të, për të kryer punët e jetës së përditshme, si për t’u veshur, për të ngrënë apo qoftë dhe për të bërë dush.Prindërit e tij fitojnë një pagë modeste, prandaj nuk kanë mundur t’i japin kujdesin e duhur shëndetsor për djalin e tyre.Megjithatë, historia e Kaleem bëri bujë në disa gazeta ndërkombëtare, dhe më në fund 8-vjeçari do t’i nënsshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale nga disa ekspertë mjekësore në jug të Indisë.2B3E2D1A00000578-3192228-image-m-44_1439210524198 2B3E2D7300000578-3192228-image-a-31_1439210406033 sadfds 2B3E2D3A00000578-3192228-image-a-35_1439210423851 2B3F956800000578-3192228-image-a-98_1439220119385 2B3E2D3E00000578-3192228-image-m-51_1439210737679 2B3E2D3400000578-3192228-image-a-50_1439210714945 2B3F955500000578-3192228-image-a-97_1439220113137