Hapat e para të meditimit dhe efektet pozitive në jetën tuaj

Meditimi mund t’iu qetësojë mendjen,zhvillojë trurin dhe të ngadalësojë humbjen e kujtesës që vjen si pasojë e plakjes.Ja disa teknika se si mund të qetësoni mendjen pa qënë nevoja të ndiqni seanca të gjata meditimi:Hapi i parë:Nëse në këto momente që po lexoni këtë shkrim jeni të ulur në një autobus apo në një karrige, atëherë, përqëndroni vëmendjen tek këmbët tuaja. A mund të ndjeni kontaktin që seicili nga gishtat e këmbës ka me dyshemenë? Më pas bëni të njëjtën gjë me gishtat e duarve: Ndjeni kontaktin e seicilit gisht me sipërfaqen që prek. E ndjeni ajrin që prek lëkurën e gishtave tuaj?Fokusohuni në frymarrjen tuajKur jeni në një vend të qetë mbyllni sytë qoftë për 3 minuta dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë normalisht me hundë. Ndërkohë përpiquni të qetësoni mendimet që keni në kokë. Nëse ju vjen një mendim,injorojeni për momentin dhe fokusohuni në ritmin e frymarrjes dhe se si ndjeheni.Zgjoni trupin tuajKur zgjoheni në mëngjes përpara se te ngriheni nga shtrati, kaloni disa minuta të shtrirë por me sy mbyllur. Fokusoni të gjithë vëmendjen tuaj te çdo pjesë e trupit tuaj duke filluar nga krahët te këmbët.Mos u shqetësoni nëse shpërqëndroheni, thjesht provojeni sërishNëse “acaroheni” nga e gjitha kjo hapni sytë por mos e lejoni t’iu kontrollojë.Përqëndrojeni vëmendjen te frymarrja juaj duke marrë frymë më hundë dhe filloni nga e para. Meditimi nuk është diçka e lehtë por do përmisoheni nëse e praktikoni çdo ditë.Gjeni një grup nga i cili mund të mësoniGjeni njerëz rreth jush që meditojnë. Është një mënyrë e mirë për të marrë mbështetjen e duhur për të mësuar se si të meditoni më mirë .