E ëma i lexon letrën prekëse të shkruar para 20 vjetësh së bijës së adoptuar ditën e dasmës

Kur Brooke Zugg ishte 18 muajshe, nëna e saj adoptive i shkruajti një letër të thjeshtë por shumë sentimentale, të cilën e ruajti për ta hapur në ditën e saj të dasmës.Pas më shumë se 20 vjetësh, erdhi dita që Brooke të martohej në Natchezzz të Misisipit.Kameramanët arritën të filmojnë edhe momentin prekës kur nusja më në fund lexoi fjalët e prindërve të saj Sherry dhe Craig Blackledge, të cilat i kishin shkruar shumë vite më parë.Për ta bërë akoma më të veçantë, mamaja e kishte printuar letrën në një pjesë të fustanit të dasmës së saj dhe ja dha vajzës ditën e madhe.“Mamaja ime nuk ma kishte përmendur kurrë më parë letrën deri në momentin që ma dha” tha Brooke për Huffington Post”.Në video, Sherry shpjegon: “Duke qenë se ishte e adoptuar, doja t;i tregonim se sa shumë e donim atë. Dhe mendova që do të ishte një rast i mirë për ta hapur letrën ditën e saj të dasmës”. Letra e shkruar për Brooke:E vogla jonë e dashur BrookeNdërsa shkruaj këtë letër, ti po fle në një krevat fëmijësh. Je vetëm 18 muajshe. Ne duam që të dish se sa shumë dashuri dhe lumturi na ke sjellë. Na bëre një familje të vërtetë. Një vajzë e çmuar për mua dhe babin si dhe një motër për vëllain tënd Brian. Përpara se unë dhe babai të martoheshim, gjithmonë donim të kishin një vajzë dhe një djalë. Kur takoheshim sëbashku gjithnjë thonim që vazjës do ja vendosnim emrin Brooke. Brooke, ne duam të dish që je shumë e veçantë dhe Zoti të solli tek ne.Të duam shumë Mami dhe babi Kur Brooke mori letrën e përzemërt përpara ceremonisë, të gjithë shpërthyen në lot.“E humba për një moment dhe fillova të qaj kur pashë babain që qante,” tha Brooke. “Nuk ka fjalë që ta përshkruaj emocionin që po ndjeja në ato momente”.Brooke me bashkëshortin e saj presin tani një fëmijë që pritet të lindë në janar të vitit 2016.55c153bd1700006e005669c1 sss 55c154911d00002f00143e00