Çifti francez sakrifikohet në shkretëtirë, e ruajtën ujin për djalin e tyre

Një çift francez gjetën vdekjen gjatë një ecje në këmbë në shkretëtirën e Nju Meksikos, pasi ujin që kishte mbetur e ruajtën për djalin e tyre 9-vjeçar, i cili arriti të mbijetojë.E ëma e djalit u gjet e vdekur pranë një shtegu të quajtur Monumenti Kombëtar “Rëra e Bardhë” në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, por fotografitë në kamera treguan se ajo kishte udhëtuar me djaloshin.Autoritetet filluan një kërkim të dëshpëruar për 9-vjeçarin, i cili ishte i ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme në klimën e thatë.Ata e gjetën pas një ore pranë trupit të babait të tij. Po vuante nga dehidratimi, por arriti të mbijetojë.Çifti i vdekur më vonë u identifikuan si David dhe Ornella Steiner, përkatëishst 42 dhe 51 vjeç.Djali i tyre po rikuperohet në spital. GJyshja e tij tani ndodhet në SHBA për të marrë kujdestarinë e tij.“Besoj se shumë nga ne që kanë fëmijë e kuptojnë tragjedinë,” tha inspektorja Marie Sauter. “Ishte një ngjarje shokuese për të gjithë ne”.Zonja Steiner u gjet rreth orës 5:15 të pasdites, ndërsa bashkëshorti dhe djali i saj rreth gjysmë ore më vonë.Djali tha se e ëma e tij ndjehej keq dhe ishte kthyer për në makinë. Ndërsa ai me babain vazhduan rrugën, por ky i fundit ishte rrëzuar nga nxehtësia e madhe.Nuk kishte hije apo ujë në shkretëtirë dhe temperaturat arrinin në 38 gradë celcius.steiner_3402301bB9356P USA New Mexico 2B315CA000000578-3189856-image-a-24_1438995189118