“Mjaft më me familjen Kardashian”, prezantuesi braktis studion

Gjatë një talk show në Florida, i ftuari në emisionin “Good Day Orlando”, John Brown braktisi për një moment studion sepse nuk donte më të dëgjonte të flitej për Kim Kardashian.Transmetimi po vazhdonte normalisht, deri kur tema qëndrore u përqëndrua tek Kylie Jenner, modelen e njohur amerikane që është bërë e njohur në reality shown “Keeping Up With Kardashians”, që dokumenton jetën e familjeve Kardashian/Jenner.“Më ka ardhur në majë të hundës të dëgjoj të flitet për këtë familje, nuk ja dal dot më. Nu ka sens,” tha Brown. Prezantuesi u zëvendësua nga një koleg menjëherë.Brown më pas e publikoi videon në faqen e tij në Facebook, duke kërkuar falje për atë çfarë ndodhi: “Më vjen keq, e humba për një moment, edhe pse ishte pjesërisht një shaka”.Pavarësisht reagimit të tij, Brown mori shumë mesazhe solidariteti.