Gjenevë, qindra turistë në koncertet verore "Agimet Muzikore"

Rreth 400 persona janë zgjuar përpara lindjes së diellit në Gjenevë për të marrë pjesë në një koncert veror në bregun e liqenit të qytetit.Vendasit dhe turistët e përgjumur u mblodhën në Blend dë Paki, një plazh popullor në anë të  liqenit, me kafenë dhe mëngjesin në dorë, për njërin nga 42 shfaqjet muzikore që ndodhin në agim për të kremtuar lindjen e diellit.Banorja e Gjenevës, Ani, tha se ajo e zbuloi festivalin vitin e kaluar dhe tani e ndjek atë rregullisht sa herë që i jepet mundësia."Unë arrij që të zgjohem madje edhe përpara se të bjerë zilja, marr biccikletën dhe nisem për rrugë. Pastaj ulem dhe gjithçka është shumë magjike. Mbërrij gjysmë ore përpara se të fillojë koncerti për të parë muzikantët se si akordojnë veglat dhe për të parë lindjen e diellit," tha ajo, teksa një kuartet xhazi filloi të luante muzikë.Koncertet Agimet Muzikore filluan në vitin 2007, mbasi stafi i bregut të liqenit vuri re njerëz që vinin për të dëgjuar muzikantë individual që bënin provë pranë shëtitores së liqenit në orët e para të mëngjesit.Kur këto koncerte filluan të mbaheshin për herë të parë, ato ndiqeshin vetëm nga një grusht njerëzish. Me publikun që rritej vit pas viti, organizatorët kanë shtuar një larmishmëri më të madhe në menu me xhaz, muzikë klasike, muzikë afrikane, rok'n-roll dhe këngë franceze.Festivali një javor përmban dhjetë koncerte dhe vijon përgjatë gjithë verës - ku secili prej koncerteve tërheq nga 300 deri në 500 spektatorë. Koncertet janë pa pagesë dhe pjesëtarëve të publikut u ofrohet kafe sapo ata mbërrijnë.Muzikanët, kryesisht nga Zvicra frëngjisht-folëse, paguhen nëpërmjet subvencioneve nga qyteti dhe sponsorët.Gabriela, një tursite amerikane që viziton gjenevën, tha se asaj përvoja iu duk mjaft relaksuese."kur je këtu ka një ndryshim të temperaturë, ka një ndryshim në dritën e diellit, dhe gjithë kohës ka muzikë në sfond, dhe ti mund të fokusohesh tek ajo, ose ti thjesht mund të ta bësh sfond ndërkohë që shijon ushqimin, mëngjesin dhe kafenë, kështu që është më tepër një atmosferë. KJo e bën të gjithë përvojën mjaft të bukur për mua," tha ajo. Banori vendas Zhil tha se kjo është një mënyrë e përkryer për të nisur ditën."Ishte një mëngjes i mrekullueshëm, me një koncert të shkëlqyer, muzikë, një xhaz mjaft i qetë, i cili mbi të gjitha të jep një humor mjaft të mirë për nisur ditën. Unë vajta për të notuar gjatë koncertit, dhe tani ndihem i freskët deh gati për një ditë të mirë pune,' tha ai.Eksperienca është unike madje edhe për muzikantët."Eksperienca e të qenit në një mjedis natyror si ky këtu është fantastike, kështu që ka patur një energji mjaft të bukur nga ana jonë si bandë, dhe kishte shumë vëmendje nga njerëzit këtu," tha këngëtarja Polinë Ganti.Koncerti i fundit i verës pritet të mbahet më 23 gusht.