Në det apo në mal, fotoja që zgjidhni shpreh personalitetin tuaj
Nëse do zgjidhnit një vend për pushime , ku do donit të shkonit në plazh apo në mal?Bazuar në një studim nga psikologët e universitetit të Virxhinias,zgjedhja juaj përcakton përsonalitetin tuaj.Ata shprehen se njerëzit të cilët janë më ekspresivë preferojnë hapësira më të gjëra siç janë plazhet ndërkohë që personat më të qetë preferojnë pyjet dhe malet.Kjo ndodh sepse mjediset me pemë dhe male ofrojnë më pak mundësi për të kaluar kohë me të tjerët ndërkohë që plazhet ofrojnë me shumë zhurmë dhe aktivitete.Psikologët thonë se pushimet në mal të krijojnë mundësi për tu qetësuar dhe reflektuar mbi vehten kurse plazhet sjellin më shumë miq dhe festa.Sipas studimit njerëzit e mbyllur stresoheshin më shumë në hapësira të hapura dhe të mëdha se sa pranë pemëve.Megjithatë ekpertët shprehen se ky është një përfundim sipërfaqësor dhe se nuk është gjithmonë hapësira gjeografike ajo që përcakton përsonalitetin tonë.
