Edhe Mariah Carey ka tashmë yllin e saj në Bulevardin Walk of Fame
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2015, 11:14
Mariah Carey më në fund mori një yll në bulevardin Walk of Fame të Hollywood.Përveç të ftuarve të shumtë, në këtë event morën pjesë edhe dy fëmijët e Mariah Carey, binjakët 4 vjeçarë, Monroe dhe Moroccan.Edhe pse ata shkaktuan rrëmujë gjatë asaj mbrëmjeje, 45 vjeçarja qëndroi gjithë kohën me një buzëqeshje në fytyrë.“Oh Zoti im, kjo është fantastike,” u shpreh ajo.Këngëtarja është një nga artistet muzikore më të mira të të gjitha kohërave, me më shumë se 200 milionë disqe të shitura.18 nga këngët e saj kanë arritur vendin e parë, në Billboard-in amerikan.
