Skandali i barnave, Beqaj: Të thellohen hetimet, kushdo i përfshirë të japë llogari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2015, 15:04
Nga Korça, Ministri i Shëndetësisë,Ilir Beqaj, deklaroi se është në dorë të Prokurorisë hetimi për abuzimin me barnat.Ai ka bërë thirrje që Prokuroria të hetojë thellimet për këdo që është i përfshirë në skandalin me fondin e rimbursimit të barnave.Beqaj: "Besoj që ju e dini që unë nuk jam Prokuror. Prokuroria është një institucion më vete. Siç e kam bërë edhe më parë publike është auditi i Fondit që ka bërë kallëzimin në Prokurori. Tashmë Prokuroria duhet të ndjekë punën e saj, unë i kërkoj hetim sa më të gjerë dhe të thellë për këdo".