Dashuria e madhe mes Banderas dhe Griffith tashmë përfundon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2015, 18:45
Pas ndarjes vjen dhe zyrtarizimi. Melanie Griffith dhe Antonio Banderas kanë firmosur letrat gjyqësore për divorcin e tyre pas 18 vitesh martesë.Sipas sajtit Tmz, pas ndarjes, aktorja ka kërkuar mbështetjen e fëmijës dhe kujdestarinë e vajzës që për pak kohë bëhet maxhorene.Të dy aktorët u njohën në vitin 1995 në setin e filmit “Two Much” dhe u martuan një vit më vonë.Për Griffith është divorci i katërt ndërsa Banderas është martuar dy herë. Aktori spanjoll tani është në një lidhje romantike me Nicole Kimpel të cilën e takoi në festivalin e Kanës.
/oranews.tv/