Nju Jork, prindërit provojnë aftësitë e fëmijëve të tyre në "Garën e bebeve"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2015, 18:01
Gati? Start!...Por në fakt vetëm njëri niset dhe mbërrin finishin. Më pas të tjerët garojnë fort për vendin e dytëNuk është garë olimpike, por është sfida më e re që ka përfshirë prindërit njujorkez, të cilët prej disa vitesh tashmë testojnë aftësitë e foshnjeve të tyre për të ecur shpejt me katër këmbë.Në garën e veçantë morën pjesë më shumë se 20 bebe, në një pistë garimi plot 3,5 metra të gjatë, ndërsa prindërit qendronin në të dy cepat për të inkurajuar fëmijët e tyre të nxitonin."Ajo thjesht po shkonte për të marrë ëmbëlsirat te mami, por ja që fitoi", thotë babai i bebes së parë në garë, Skarlet.