Tsipras: Në fillim referendumi e më pas marrëveshja në 48 orë

Aleksis Tsipras është treguar i hapur për të bërë lëshime për arritjen e një akordi me kreditorët, që përfshin edhe ristrukturimin e borxhit. Këtë e tha vetë kryeministri grek në një intervistë për televizionin grek Antena.Pak më parë, Tsipras kishte thënë se në çështjet fiskale nuk ka diferenca të mëdha ndërmjet masave të institucioneve dhe atyre të qeverisë së tij, dhe se do të pranojë vetëm një marrëveshje që përfshin çështjen e borxhit.“Nuk është nevoja të përhapet panik tek qytetarët, sepse do të kemi një marrëveshje 48 orë pas referendumit,” u shpreh Tsipras.Më pas ai përmendi edhe mundësinë e dorëheqjes, në rast se në referendum votohet “PO”.“Nëse rezultati është PO, do ta respektoj atë sido të jetë dhe më pas do të nisim me procedurat e parashikuara në Kushtetutë”.Tsipras shtoi se ai nuk e vendos karrigen e tij përpara interesave të kombit. Më pas shefi i qeverisë greke foli edhe për problemin e kontrollit të kapitalit me mbylljen e përkohshme të ankave dhe sasinë 60 euro të fiksuar për tërheqje.“Problemet janë të mëdha dhe të rënda për popullin grek,” shpjegoi Tsipras, “por nuk do të zgjasin për një kohë të gjatë”. “Ngjarjet e fundit që Greqia ka parë, me turma njerëzish dhe të moshuarish që presin nëpër bankomate për të marrë paratë e tyre janë të sikletshme. Përgjegjësia është e partnerëve të zonës Euro që kanë detyruar Bankën Qëndrore Europiane të ngrijë fondet jetike për bankat,” tha kryeministri grek.Më pas Tsipras hedh reflektimet e tij në Twitter ku shkruan se ai nuk do t’i gënjente kurrë qytetarët  tij, e se do të bëjë të pamundurën për ta zgjidhur situatën.  “Referendumi i jep të gjithë popullit mundësinë për të ndikuar në proçesin e negociatave” – postimi i Aleksis Tsipras në Twitter[caption id="attachment_541518" align="alignnone" width="640"]tsiprat wi Ne foto / Postimi i Aleksis Tsipras në Twitter: “Referendumi i jep të gjithë popullit mundësinë për të ndikuar në proçesin e negociatave”[/caption]