Delfini i thyen këmbën gruas pasi i kërceu në varkë gjatë udhëtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2015, 13:12
Një delfin kërcyes theu këmbën e një gruaje pasi doli nga uji dhe u hodh drejt e në varkën e një familjeje në Kaliforninë jugore.Chrissie Frickman u shtyp nga gjitari teksa ajo po festonte 18 vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët.Nëna e dy fëmijëve u bllokua nga delfini dhe duhej ndihma e burrit të saj që ajo të clirohej ndërsa kafshën e zuri paniku dhe filloi tu hidhte rrotull varkës.
/oranews.tv/