Gjendet një krijesë misterioze në bregun lindor të Rusisë
Trupi i pajetë i një krijese misterioze deti u gjend në bregun lindor të Rusisë, por identiteti i saj mbetet ende i paqartë.Gjitari detar, me përmasa dy herë më i madh se njeriu normal, me një kafktë të stërgjatë dhe me dis brinjë të ekspozuara u gjend në ishullin Sakhalin.Sipas mediave lokale, banorët që gjetën krijesën e përshkruan atë si një lloj dinosaur por me hundë të madhe me sqep si të një zogu.Disa thonë se krijesa ishte një lloj delfini që ka ardhur nga lumi Ganges i Indisë, por është shumë më i madh se sa një delfin mesatar lumenjsh.Përveç sqepit, mediat raportojnë se gjitari ka dhe qime në fund të bishtit.Instituti Kërkimor Oqeanografik në Rusi thotë: “Duke e gjykuar nga pamja e kokës, është e qartë se është një delfin i madh. Ndërsa përsa i përket statistikave të lëkurës, është një specie e rrallë”.
