Vjen në jetë Melody, gazetarja Ilva Tare bëhet nënë

Gazetarja e mirënjohur Ilva Tare, njëherësh Drejtoreshë e Informacionit në RTV Ora News ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.Melody është emri i vogëlushes që ka lumturuar gazetaren Tare si dhe deputetin demokrat Eduard Selami.Lajmin për ardhjen në jetë të  vajzës së saj e ka bërë të ditur vetë gazetarja përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ku ka shpërndarë edhe një fotografi të vogëlushes.Të shumta kanë qenë urimet nga miqtë e çiftit,  por gjithashtu edhe stafi i redaksisë së Ora News u bashkangjitet këtyre urimeve: “Mirë se erdhe në jetë Melody ! " melody