3JAT MAD - e ftuar Alba Cobaj
Alba Çobaj ishte personazhi i rradhës i ftuar tek 3jat me Mateon dhe Rudin. Kjo vajzë karizmatike na bëri një rrëfim të shkurtër në lidhje me ndjesitë që pati në Big Brother dhe pritshmëritë e saj pasi doli nga shtëpia.Alba pretendon të jetë fituesja morale e Big Brother dhe thotë se ka qenë vetvetja që nga fillimi deri në fund. Edhe pse ajo na bëri me dije se po të mos ishte për kamerat, me siguri do të kishte vrarë ndonjë aty brënda.Alba thotë se nuk e dinte që kishte kaq shumë mbështetës dhe këtë gjë e kuptoi pasi doli nga shtëpia e BB. Ajo thotë se ka aplikuar shumë rastësisht për të qenë pjesë e kompeticionit dhe pikërisht në orën 4 të mëngjesit pasi ishte kthyer në shtëpi nga puna si PR ne gjendje te dehur.Ndonjëherë këto veprime spontane dalin me përfitime të mëdha dhe ajo që Alba vlerëson më shumë nga kjo eksperiencë është fakti që i është kalitur shumë durimi, të cilin përpara nuk e patur. Ajo gjithashtu I eshte mirenjohese Big Brother-it qe e beri te njihte dashurine me te madhe te jetes se saj Diedon-in.Bukuroshja thotë se tashmë është gati për t’i hyrë botës së televizionit dhe po tenton të krijojë një emision të sajin sa më funny dhe spontan. Ndër të tjera ajo thotë se e irriton prezantuesja Sonila Meço dhe nuk i ngjit fare me Ardit Gjebrean dhe Arian Çanin. Me pak fjalë Alba nuk ka preferencë për asnjë. Shohim se çdo të ndodhë më këtë vajzë rebele.Ky rrëfim u mbyll me një mesazh sa sensibilizues aq edhe komik. Alba thote: “Vini rripat e sigurimit pasi trafiku në Shqipëri është i tmerrshëm dhe mos porosisni pije të hapura pasi ju hedhin drogë.” Oops...Marrë nga: Mad.al