Ja bashkitë ku gara mes kandidatëve ishte e ngushtë
Ndërsa shpallja e fituesve për krerët e rinj të bashkive po shkon drejt fundit, gara në disa bashki ka qenë e fortë dhe beteja është zhvilluar deri në votën e fundit. Në bashkinë e Fushë Arrëzit, përballja ishte më e ashpër dhe dy kandidatët janë ndarë me një diferencë prej 66 votash.Fran Tuci i Aleancës për Shqipërinë Europiane fitoi me 50,62% ndaj Gëzim Vatës së Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet që mori 49,38% të votaveNë Pukë Gjon Gjonaj i ASHE-së fitoi vetëm me 97 vota diferencë, duke mbledhur 50,64% të votave në garën me Rrok Dodajn që mori 49,36%.Në Vorë, fitorja e Fiqiri Ismailit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet u vendos nga 138 vota, ku Luan Sallaku i ASHE-së mori 49,55% të votave kundrejt 50.45% të kryebashkiakut aktual.Edhe në Mat gara ishte e fortë, dhe Adelina Farici, kryebashkiakia socialiste e Burrelit humbi garën ndaj rivalit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet e Nezir Rizvanit me një diferencë 181 vota.Por ndërsa në këto bashki beteja ishte e fortë, në më shumë se 25 të tjera, kandidatët fitues morën një fitore të thellë.Në Skrapar Nesim Spahiu i ASHE-së fitoi me 86,34% ndërsa rivali i tij Hajredin Baksiasi (APPD) mori vetëm 13,66%.Në Pustec, Edmond Themelko i ASHE u shpall fitues me 80,97%të votave, ndaj Miallaq Apostollovski me 19%.Në Delvinë, Rigels Balili (ASE) fitoi 72,80% ndërsa rivali i tij nga APPD Dhurim Alinani mori 27,20% të votave.Në Polican, Adriatik Zotkaj (ASHE) u rizgjodh kryebashkiak me 72,45% të votave ndaj Florian Qamas të APPD me 27,55%.Në Librazhd, Kastriot Gurra (ASHE) fitoi me 65,12% ndërsa Fadil Brazhda i (APPD) mori 27,03% të votave.Edhe në Kavajë kandidai socialist dhe kryebashkiaku aktual Elvis Rroshi shënoi fitore të thellë duke marrë 63,61% të votave ndaj 36,39% të Engjell Cara së (APPD).Dritan Leli i ASHE-së në Vlorë fitoi me 61,01% ndaj Genc Deromemaj të (APPD) me 33,22% të votave.Edhe në Peqin Saimir Hasalla i ASHE fitoi me 68,16%, në Tepelenë Tërmet Peçi fitoi me 55,92% ndaj 26.02% të Veip Çelës së APPD.Fitore me një diferencë prej më shumë se 20% u shënua edhe në Himarë nga Jorgo Goro i ASHE, në Patos nga Rajmonda Balilaj e ASHE, në Elbasan nga Qazim Sejdini i ASHE apo edhe në Përmet nga Niko Shupuli i (APPD).Ndërkohë në Shijak, Cërrik, Gramsh, Korçë, Ura Vajgurore, Kucovë, Fier, Prrenjas, Bulqizë, Rrogozhinë dhe konispol kandidiatë fitues siguruan karrigen e kyebashkiakut me një direfencë ndaj rivalëve të tyre që varion nga 19 deri në 15% të votave.