Stresi përgënjeshtron lajmin mbi arrestimin e tij

Këngëtari Arikmed Lushaj, i njohur si "Stresi",  e ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar një ditë më parë për arrestimin e tij.Përmes një video të publikuar në rrjetin social facebook, këngëtari duket teksa  konsumon birrë dhe pohon se ndodhet në lagjen e tij dhe se ato çfarë kanë thënë mediat për të nuk janë të vërteta.Këngëtari ishte në kërkim nga policia  pas arratisjes nga komisariati nr 3 ku ishte ndaluar, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin me targë AA 866 FO, pa leje drejtimi dhe nuk ju bind urdhrit të policisë rrugore. Pas ndalimit të tij ai rezultoi se kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara të qarkullimit rrugor.stresiiii