Angli, përplasen dy rollercoaster në parkun e lojrave, 4 të lënduar
Dy rollercoaster u përplasën ditën e martë më 2 maj, në një park lojrash në Angli, duke lënduar seriozisht 4 persona.Përplasja ndodhi në rezortin e quajtur “The Smiler” në Staffordshire.16 persona ishin në trenin lëvizës, sipas deklaratës së zyrtarëve.Të gjithë u evakuuan ndërsa 4 personat e lënduar u transportuan për në spital.Shërbimi i Emergjencës njofoti se të lënduarit ishin 2 djem të moshës 18 dhe 27 vjeç, dhe dy vajza të moshës 17 dhe 19 vjeç. Njëri prej djemve ka humbur këmbën e tij nga aksidenti.12 persona tjerë patën lëndime të lehta.“Ky ishte një incident i tmerrshëm dhe një ditë e keqe për të gjithë ne. Dua të shpreh keqardhjen time për të gjithë familjet e të lënduarve dhe për stresin që iu shkaktua,” tha Nick Varney, shefi ekzekutiv i Parkut të Lojrave.Parku do të mbyllet derisa pronarët të kuptojnë shkaqet e gabimit të mekanizmave të rollercoaster dhe të përplasjes.[caption id="attachment_525578" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Pamje nga incidenti. Me te kuqe, dy te rinj te lenduar[/caption][caption id="attachment_525579" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Pamje nga incidenti[/caption][caption id="attachment_525581" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Ekipi i shpetimit duke evakuuar personat ne rollercoaster[/caption][caption id="attachment_525582" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Pamje nga incidenti[/caption][caption id="attachment_525580" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Skema e Rollecoaster-it ne Parkun e Lojrave ne Angli[/caption]