Sylvester Stallone prezanton vajzën e tij që do të bëhet modele
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2015, 08:27
Ka zgjedhur profilin e tij zyrtar në “Instagram” për ta prezantuar me botën vajzën e tij 16-vjeçare Sistine.Sylvester Stallone i cili ndihet krenar për të, në postimin e tij ka shkruar: “Kur të rritet dëshiron të bëhet modele dhe unë mendoj që do ta arrijë atë”.Të gjitha mundësitë i ka pasi ajo ka trashëguar bukurinë e të atit dhe fizikun e nënës së saj, Jennifer Flavin.Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin kanë gjithashtu dhe dy vajza të tjera , e para Sofia 18-vjeçe, si dhe e treta është Scarlet, 12 vjeçe.
