Bjellorusi, konkursi i gjahtarëve të drerëve

Gjahtarë nga 9 vende evropiane u mblodhën në Bjellorusi në kampionatin  e 17 evropian të thirrjes së drerëve. Konkursi u zhvillua në jugperëndim të kryeqytetit Minsk, në parkun kombëtar "Belovezhskaya Pushcha". Dhe ku konsiston gara e gjahtarëve…. Është vërtetë  interesante.27 pjesëmarrësit e kampionatit nga Bjellorusia, Polonia, Lituania, Estonia, Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke, Gjermania dhe Franca imituan tingujt e një dreri në situatë të ndryshme, për shembull para apo pas çiftëzimit, pas fitores së një beteje më një mashkull rival apo në momentin kur bëhet gati për veprim.Organizatori i kampionatit Yuri Shumsky thirrjen e drerëve e konsideron jo vetëm një aftësi të gjahtarëve, por edhe një art të vërtetë."Fillimisht, nevojitet të studiohen zakonet e sjelljes së një zogu apo të çfarëdo kafshe dhe më pas të imitohen mirë tingujt që ata bëjnë, një mënyrë kjo që rrit aftësinë për të fotografuar apo për të kapur këtë kafshë. Për mendimin tim dhe të gjithë atyre që janë sot prezent në këtë envet, ky është art i mirëfilltë, shprehet Shumsky.Pjesëmarrësit në garë përdorën mjete të ndryshme si guacka deti, metalike apo tuba plastikë për të stimuluar ulërimën e një mashkulli gjatë sezonit të çiftëzimit.Anëtari i jurisë Alois Kashshak nga Sllovakia thotë se praktika e imitimit të kafshëve na kthen shekuj pas.Thirrja e drerëve është një aftësi që ka zanafillën në kohë të lashta. Gjyshërit tanë nuk kanë pasur armë të mira dhe ata detyroheshin të joshnin drerët, një dhelpër apo cilëndo kafshë që po gjuanin. Kurse tani ne nuk kemi kohë për të humbur, shkojmë fshihemi pas pemës dhe në momentin  që del kafsha e qëllojmë, thotë  Kashshak.Paneli gjykues tashmë tradicionalisht ulet larg skenës së performancave, në mënyrë që të mos shohin fizikisht garuesit, por të përqendrohen vetëm në tingujt që ata sjellin me mjete të ndryshme. Këto praktika shekullore përdoren edhe nga fermerë modernë në raste kur duan të qetësojnë një mashkull të tërbuar, por edhe nga gjahtarët e ditëve të sotme për të joshur prenë e tyre.Çmimi i parë dhe i dytë shkoi për garuesin e Polonisë, kurse çmimin e tretë e mori Çekia.6 5 4 3 2 1