62-vjetori i kurorëzimit të Elizabetës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2015, 09:30
Londra ka celebruar 62-vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabetë. Me këtë rast trupat mbretërore performuan në Hyde Park në një ceremony mbresëlënëse.71 kuaj me karroca përshëndetën para qitjes me 41 lloje armësh të Luftës së Parë Botërore. Mbretëresha u kurorëzua në Westminster Abbey më 2 qershor të vitit 1953, kur ajo ishte vetëm 27-vjeçe. Ajo erdhi në fron më 6 shkurt të 1952, kur i ati i saj Xhorxh i 6 u nda nga jeta.Në shtator Mbretëresha do të bëhet monarkja që i ka shërbyer më shumë Britanisë, duke tejkaluar mbretërimin e Viktorias.Impenjimi i fundit zyrtar në publik ishte javën e kaluar në parlamentin britanik, në publikimin e axhendës legjislative e cila u bë me një ceremoni tradicionale dhe madhështore.