Shkollat që ndalojnë përdorimin e celularëve shohin rezultate më të mira akademike
Ekziston një pyetje që i mban prindërit zgjuar natën. A duhet t'i marrin fëmijët celularët e tyre në shkollë? Ekonomistët e tanishëm thonë se e kanë një përgjigje. Për prindërit që duan të shohin progress akademik te fëmijët e tyre, përgjigja është jo.Sipas një studimi të kryer nga Louis-Philippe Beland dhe Richard Murpthy, të publikuar nga Qëndra e Performancës Ekonomike në Shkollën Ekonomike të Londrës, ndalimi i celularëve nëpër shkolla jep rezultate më të mira për nxënësit në një vit akademik.Nga studimi u arrit përfundimi se pasi shkollat ndaluan celularët nëpër shkolla, përgjigjet e testeve të studentëve 16 vjeç u përmirësuan me 6.4%.Këto gjetje do të shtojnë debatet për aksesin e celularëve nga fëmijët. Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 90% e adoleshentëve kanë nga një celular. Drejtorët e shkollave e kanë paraqitur si shqetësim të madh, faktin që teknologjia tashmë është e kudondodhur.Në vitin 2001, asnjë shkollë nuk i ndalonte celularët. Në vitin 2007, numri i shkollave që i ndalonnin ato shkoi në 50%, ndërsa në vitin 2012, 98% e shkollave i kërkonin studentëve që të dorëzonin celularët në fillim të ditës.Beland dhe Murphy, nga studimi nxorrën se ndalimi i celularëve sillte produktivitet në rezultatet e provimeve, biles dhe studentët e dobët, kishin arritje shumë më të larta se në fillim."Ne zbuluam se jo vetëm studentët kishin rezultate më të mira, por heqja e mendjes nga celularët ishte e barabartë si me një orë mësim më shumë në javë, ose e mbledhur në total, 5 ditë shkollë më shumë," thonë Beland dhe Murphy.Ky studim u krye në Birmingam, Londër, Leiçester dhe Mançester.