Ja pse Hollanda është një nga vendet më të lumtura në botë
Hollanda vazhdimisht renditet si një nga vendet më të lumtura në botë dhe statistikat e fundit ia kreditojnë këtë strukturës së punës.Është zbuluar se 26.8% e meshkujve hollandezë dhe 76.6% e femrave shpenzojnë më pak se 36 orë në javë duke punuar. Revista The Economis e atribuon lumturinë dhe strukturën e tyre të punës faktit që të ardhurat e dyfishta nuk kanë qenë shpesh të nevojshme për një jetë më komode.Në krahasim me vendet e tjera, vetëm 10% e meshkujve punojnë part-time në Mbretërinë e Bashkuar, dhe 40% e femrave. Edhe pse nga disa, ndarja e punëse sipas gjinisë në Hollandë, konsiderohet si diçka e prapambetur, vendi gjithashtu ka miratuar një ligj që u jep grave të drejtën për të shkurtuar orët e punës, pa pasur pasoja negative nga punëdhënësit.[caption id="attachment_515762" align="alignnone" width="465"]
Ne foto: Perqindja e te rriturve te punesuar part-time ne Europe[/caption]Hollanda gjithashtu ndodhet në krye të 28 vendeve europiane përsa i përket ushtrimeve fizike, gjë që padyshim ndikon në lumturinë e tyre.Statistikat e dala nga British Heart Foundation trekojnë se një përqindje e lartë e popullsisë hollandeze bën të paktën 4 herë ushtrime fizike në javë.Fakti që punojnë më pak, i lejon hollandezët të kenë më shumë kohë për t’u ushtruar.[caption id="attachment_515764" align="alignnone" width="469"]
Ne foto: Perqindja e te rriturve qe bejne ushtrime fizike te pakten 4 here ne jave ne Europe[/caption]