Kym Marsh e Dan Hooper kishin planifikuar të martoheshin në fund të vitit, prishin fejesën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2015, 12:19
Ata kishin vendosur të martoheshin në fund të vitit, por, Kym Marsh e ka ndërprerë marrëdhënien me të fejuarin e saj Dan Hooper.38-vjeçarja Kym kishte folur rreth ditës së saj të madhe gjatë një interviste të dhënë për një revistë vetëm dy javë më parë. Ndërsa 32-vjeçari Dan ka lëvizur tashmë nga shtëpia e tyre në Manchester.Por, sipas një burimi për “Daily Mail”, Kym dhe Dan janë duke shpresuar që kjo ndarje të jetë thjeshtë afatshkurtër që t’i ndihmojë ata për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.
