Miliarderi kinez çon stafin e tij me 6400 veta për pushime në Francë

Presidenti i kompanisë Tiens Group, Li Jinyan, rezervoi 140 hotele në Paris, ku grupi i  tij vizitoi Luvrin dhe vende të tjera kulturore në një nga qytetet më të famshme në botë.Grupi i madh i turistëve vazhdoi rrugën për në Rivierën Franceze, ku Li Jinyam rezervoi 4,760 në 79 hotele me 4 dhe 5 yje në Kanë dhe Monako.U deshën 147 autobuzë për t’i dërguar turistët nëpër hotelet e tyre, dhe zyrtarët e Guinnes Ëorld Record vendosën ta vlerësonin këtë vizitë si zinxhiri më i madh njerëzor.Miliarderi bashkë me 6400 punëtorët e tij festuan 20 vjetorin e partneritetit mes kompanisë kineze dhe rajonit francez.Pritet që Franca të ketë një fitim prej 33 mln eurosh nga kjo vizitë.Grupi pritej të shpenzonte 13 mln euro në Paris, në Kullën Eifel, në Harkun e Triumfit dhe në Luvrë.Ndërsa Nisa pritet të ketë një fitim prej 20 mln eurosh, më shumë për hotelet.Li Jinyan, 57 vjeç, listohet si një nga miliarderët më të pasur në listën Forbes.0E3D6B9100000578-0-image-a-9_1431167036021 2877F4DB00000578-0-image-a-4_1431166502572 2877A98F00000578-0-image-a-3_1431166485983 2877F47B00000578-0-image-a-8_1431166541776 2877BB8800000578-0-image-a-5_1431166509021 2877BAEE00000578-0-image-a-6_1431166519867 2877BAE200000578-0-image-a-7_1431166524353