Lamtumirë plazhit të fundit për nudistët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2013, 14:43
Autoritetet e Nju Jorkut kanë vendosur që të mbyllin edhe plazhin e fundit për nudistët, «Lighthouse Beach».Vendimi për ndalimin e nudistëve në fakt në Nju Jork është marrë që në vitin 1984, por këtë plazh gjithmonë ishte bërë një sy i verbër.Por, tashmë autoritetet kanë vendosur që ta mbyllin edhe këtë plazh dhe kushdo që shfaqet nudo në të, do të gjobitet deri në 5 mijë dollarë.Tashmë njujorkezët, nëse duan të bëjnë plazh nudo, duhet të shkojnë në Nju Xhersi, ku ende lejohet një gjë e tillë.