Zhgënjen me look-un e saj në rrugë
Kur i shikojmë në skenë, apo qoftë edhe në rol duken mahnitëse, sa ka edhe ndonjë rast që mundohemi ti ngjajmë. Por ja që nuk është gjithmonë kështu, ka edhe raste që vipat shfaqen në një gjendje skandaloze.Sarah Jesica Parker është padiskutim një aktore e suksesshme, por kjo s'do të thotë që ajo duket të jetë domosdoshmërisht e bukur.Ndërsa kësaj radhe ajo ka zgjënjyer të gjithë ato femrat që mund ta marrin si shëmbull look-un e saj.Duke ecur rrugëve të New York-ut ajo mbante të veshur tuta portokalli, bluzë të bardhë, xhupë të fryrë edhe një palë çizme, po alamet çizmesh me taka që nuk kishin asnjë lloj lidhje me veshjen e saj sportive.Mbante kapuc në kokë , këmbët me damarë gjysëm të zhveshura, duke dhënë një zhgënjim total për fansat.