Rihanna relaksohet në Hawai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2013, 13:54
Pak ditë më parë ajo festoi 25 vjetorin e lindjes në krahët e të dashurit të saj, Chris Brown dhe zgjodhi pikërisht Hawain e mrekullueshëm për ta bërë këtë.Por duket se Riahana ka përfituar të shijojë plazhin dhe diellin mrekullueshëm edhe për disa ditë të tjera. Këngëtarja është fotografuar në shoqërinë e një mashkulli tjetër teksa argëtohej duke bërë ski në ujë.Pa make up, e veshur me jelekun e skive ujore dhe një palë bikini pink, 25 vjeçarja dukej tërësisht e relaksuar teksa shijonte pushimet e saj dhe nxirrte në pah sportivitetin që e karakterizon.