Pengohet tek shkallët për të marrë çmimin Oskar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2013, 11:21
Të fitosh një Oscar si aktorja më e mirë është me siguri një nga momentet më të bukura të karrierës, por Jennifer Lawrence e prishi paksa këtë moment kur u pengua tek shkallët teksa po ngjitej për të marrë çmimin. Të pranishmit u ngritën në këmbë për ta duartrokitur dhe 22-vjeçarja tha: "Faleminderit shumë! Ju u ngritët në këmbë sepse unëu rrëzova dhe ju vjen keq për mua. Ishte e sikletshme."Pasi ra në gjunjë, Jennifer vuri duart në kokë e më pas u ngrit e ndihmuar nga aktori Hugh Jackman, i cili e shoqëroi deri në skenë.Jennifer Lawrence ka qenë e nominuar më pare për çmim Oscar si aktorja më e mirë para dy vitesh për interpretimin në filmin 'Winter's Bone'.