Sytë magjepsës të Mila Kunis

Aktorja Mila Kunis ka realizuar një set të ri fotografik dhe si çdo herë mahnitëse. Këto foto të reja kanë bërë të bjerë akoma edhe më shumë në sy bukuria e saj apo edhe shikimi tepër magjepsës.Në një foto ajo shikon me sytë e saj provokues dret aparatit, ndërsa në një tjetër foto Mila ka të mbuluar njërin sy me një trëndafil.Por ajo nuk ka shpëtuar nga revista për të cilën ka pozuar edhe pa u intervistuar.Ka biseduar për lidhjen e saj me aktorin amerikan Ashton Kutcher, ku ka shmagur të tregojë detaje, duke u shprehur se tani jam një person publik dhe jam e detyruar të censurohem së tepërmi për privatësinë time."Por nuk dua edhe të mohoj se më pëlqen të jem e vërtetë sesa të them gënjeshtra". Së fundmi aktorja është pjesë e kastit të aktorve në filmin "The Great and Powerful"