Taylor Swift e lidhur me këngëtarin Ed Sheeran?

Taylor Swift nuk po mund t'ju rezistojë britanikëve. Kësaj radhe bëhet fjalë për këngëtarin Ed Sheeran me të cilin thuhet se ajo ka kaluar një natë romantike në një hotel, një ditë para ndarjes së çmimeve,'BRIT Awards'.Këtë gjë e ka bërë të ditur një burim i cili ka thënë se Taylor dhe Ed janë parë shumë të lumtur me njëri tjetrin.Thashethemet për Taylor dhe Ed kanë qarkulluar edhe më parë pasi, këngëtari ka bërë një tatuazh në krahun e tij me mbishkrimin 'Red' që korrespondon me emrin e albumit të Taylor.Spekulimet për një lidhje të mundshme në mes të Taylor me Ed vijnë pak javë pas ndarjes së këngëtares me Harry Styles me të cilin përjetoi një romancë shumë të shkurtër