Veshjet e Oskar 2013

Pas cmimeve të oskar ajo që nuk mund të na shpëtojë janë edhe veshjet e vipave.Pasi ata përgatiten shumë për një natë të tillë,zgjedhin veshejet e tyre më të bukura,për të mrekulluar në atë natë magjike.Cdo vit artistët ndryshojnë stilin e veshjeve të tyre,edhe ky vit është një vit ku pjesa më e madhe e tyre kanë mahnitur.Prandaj le të nisim me fituesen e cmimit aktorja më e mirë,e cila mbante të veshur një fustan të bardhë,i cili zbulonte me tepër sensualitet bustin e saj,ndërsa pjesa e poshtme vinte i fryrë ,edhe Jennifer brenda këtij fustani ngjante si një princeshë.Ane Hatheway mbante një fustan të markës Prada,ngjyrë roze e ëmbël,si vetë Anne.Charlize Theron kishte veshur gjithashtu një fustan të bardhë Dior,e cila dukej tepër elegante.Jennifer Aniston,kishte zgjedhur për të shkelur tapetin e kuq po fustan të kuq,e cila ecte përkrah të fejuarit të saj Justin Theroux.E mrekusllueshme dukej edhe bashkëshortja e fituesit Ben Afleck,Jennifer Garner,e cila mbante një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve,ngjyrë lejla.Një tjetër bukuroshe,por ndryshe nga të tjerat ka qënë vogëlushja Quvenzhane Wallis,e cila mbante një fustan ngjyrë blu të Armani Junior.Për ti përmëndur të gjitha nuk mundemi por një gjë është e sigurt që kishte një larmi ngjyrash edhe stili.