Lindsay Lohan mbetet po njësoj

Në njërin prej vargjeve të tij nga kënga hit "Give Me Everything" e vitit 2011, reperi Pitbull, thotë 'gjërat janë të mbyllura si Lindsay Lohan', duke aluduar në arrestimin e aktores.Asaj nuk i kishte pëlqyer ky tekst dhe e kishte paditur yllin e muzikës, por gjykata ka ardhur në përfundim se nuk bëhet fjalë për ofendim, por vetëm shprehje e mendimit të lirë.Lindsay e kishte paditur Pitbull-in për përdorim të paautorizuar të emrit të saj, duke kërkuar dëmshpërblim, por duket se gjendja e saj financiare do të mbetet e mjerë, pas vendimit të gjykatës në favor të reperit.