Marinarët kërcejnë "Gangnam style"

Reperi koreano-jugor Psy ka vënë në punë marinarët tajlandezë me këngën e tij "Gangnam style". Në një video të publikuar në “YouTube” marinarët realizojnë disa koreografi të stilit rodeo, nën tingujt e këngës që ka bërë xhiron e botës. Versioni origjinal i saj pati rreth 300 milionë klikime.

Video është xhiruar në bazën Phuket dhe janë dashur 3 ditë prova. Të gjithë të qeshur, me syze dielli, që kërcejnë nën ritme që s`kanë shumë lidhje me uniformën që mbajnë.