Madonës i “vidhet” albumi i ri: Më dhunuan artistikisht
Vjedhjen e disa prej këngëve të saj në internet mbretëresha e pop-it Madona, e ka cilësuar si një “dhunim artistik” dhe si një “formë terrorizmi”. Një grup piratësh që po pretendojnë se kanë gjetur këngë të albumit të 13-të të këngëtares, në fakt tani po del se kanë gjetur vetëm demo këngësh të hershme që nuk janë realizuar kurrë.Madona megjithatë ka thënë se do të ndërmarrë masat e duhura për këtë “terror” që i ka ndodhur asaj. Këngët e vjedhura në internet përfshijnë bashkëpunime me Nicki Minaj, dhe të tjerat me titujt “Messiah”, “Bitch I`m Madoona” dhe “Iconic”.Albumi i fundit i legjendës ishte “MDNA” në vitin 2012-të, asokohe një nga albumet më të shitura në botë. “Ky është një dhunim artistik, kjo është një formë e terrorizmit. Wtf!! Pse njerëzit duan të shkatërrojnë proçesin artistik? Pse vjedhin? Pse nuk më japin mundësinë të mbaroj dhe tu jap atyre më të mirën time?- është shprehur Madonna.“Rebel heart” pritet që të dalë me 10 Mars 2015.